Pages

Lori Matildës: Ta kam provokuar Fatjonin

Matilda i përgjigjet po me ironi duke i thënë “jo është e pamundur që t’ju bëj konkurrencë në këtë drejtim”. Kështu midis dy vajzave lind një debat ku secila mundohet të prekë tjetrën nëpërmjet ironive dhe mundohen të acarojnë njëra-tjetrën. Matilda i thotë Lorit se ajo dhe Katerina kanë provokuar gjatë gjithë kohës Fatjonin dhe tashmë janë tërhequr sepse nuk u eci. Lori i thotë “po e kam provokuar se kam dashur”. Matilda i thotë “Ti ke thënë që Fatjoni të shikonte ty dhe jo gruan e vet” dhe Lori e pranon se e ka thënë një gjë të tillë, që sipas saj është e vërtetë. “Shumë mirë ka bërë që të ka parë, i kam thënë unë që të shikojë sa të mundet” i thotë më pas Matilda Lorit. Lori akuzon Matildën se është ajo që provokon vazhdimisht me ironi, por Matilda i thotë se kjo nuk është e vërtetë, por është Lori ajo që ka provokuar dhe vazhdon të provokojë Fatjonin. “Ju nuk ju ecën me mua dhe kapeni te Fatjoni” i thotë Matilda Lorit. Matilda i thotë se ajo është shumë e kujdesshme për ato që thotë dhe shprehet “unë jam njësoj si jashtë, jam shumë e qetë”, ndërsa Lori i thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ironitë mes vajzave vazhdojnë për një kohë të gjatë ndërsa në debatin e tyre ndërhyn Fatjoni. Lori vazhdon me ironi dhe i thotë Fatjonit se ai ka rënë në qetësi prej nominimit. Debati kështu vazhdon mes Fatjonit dhe Lorit. Ajo i përmend ato që tha Opinionisti për të gjatë spektaklit të kaluar, ndërsa Fatjoni i thotë “midis e bukur apo e zgjuar, ti je e bukur”.